TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2025, 11:51

Nga kazani te gota gjysëm bosh, Rama e ka inatin me mediat: Territor ku ndërhyjnë dhe forca jomiqësore, janë jashtë kontrollit

Shkruar nga Pamfleti

Nga kazani te gota gjysëm bosh, Rama e ka inatin me mediat: Territor ku

Media online është bërë një territor ku ndërhyjnë dhe forcat jomiqësore me BE. Normal nëse ti shtëpinë e lë pa dritare, pa çati dhe pretendon të flesh rehat atëherë beson në një botë që nuk ekziston. Ne do të bëjmë diçka që 24 vende të BE nuk e kanë

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat dhe etiketimet ndaj mediave, veçanërisht atyre online, por tha se nuk ka ndërmend që të ndërhyjë derisa BE t’I ketë thirrur mendjes.

Gjatë një konference për të drejtën e informimit, Rama i cilësoi mediat si “gotë gjysmë bosh”, ndërsa në veçanti u ndal në mediat online, por duke i përfshirë të gjitha në një ‘thes’, pa diferencuar dhe madje duke u shprehur se janë territore ku ndërhyjnë forca jomiqësore.

Në fjalën e tij, Kryeministri ka risjellë në vëmendje situatën e krijuar kohë më parë, po prej tij, duke sulmuar mediat dhe cënuar lirinë e tyre, aq sa pati reagime të forta si nga organizmat ndërkombëtare, ashtu edhe nga organizatat ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e mediave.

Në fakt Kryeministri është akuzuar se ka vendosur nën kontroll pjesën më të madhe të mediave, ndërsa vetë është përfshirë në jo pak raste në përplasje me gazetarë, madje duke i intimiduar, edhe gjatë konferencave për mediat. 

Për median online u bë një nam i zi për lirinë, për demokracinë. U futëm dhe në analet e disa vendeve strikte, që na e lanë si gozhdë aty, ligji i medies, ligji i medies.

Kërkoheshin disa gjëra shumë elementare dhe mundësia për të ditur se kush po ua lexon librin e shtëpisë.

Nuk ka pasur vetërregullim, por ka pasur vetëdegjenerim gjithmonë e më të madh.

Ne hoqëm dorë dhe nuk kemi ndërmend të rivëmë dorë deri sa BE t’i ketë thirrur mendjes. Të gjithë po e shohin që gjëja po del komplet jashtë kontrollit.

Media online është bërë një territor ku ndërhyjnë dhe forcat jomiqësore me BE. Normal nëse ti shtëpinë e lë pa dritare, pa çati dhe pretendon të flesh rehat atëherë beson në një botë që nuk ekziston. Ne do të bëjmë diçka që 24 vende të BE nuk e kanë. Në 24 vende të BE shpifja dënohet penalisht.

Ne do të heqim aspetin penal për gazetarët. E di që nuk do ta vihet te meritat në raport me lirinë, e kam shumë të qartë që nuk do të na e numëroni si gjest pozitiv”, tha Edi Rama.

Kryeministri gjithashtu ka konfirmuar qëndrimin e tij në raport me mediat, që i konsideroi një kazan. Por ky term sipas tij i përket vitit 2017, pra 8 vite më parë. Gjithsesi Rama u shpreh i lumtur që ky etiketim për mediat ka ngjitur dhe populli sot e konfirmon.

Kazani është një term i vitit 2017. Ngaqë ka qenë termi i duhur iu ka ngelur në mendje. Ky ka qenë dhe qëllimi, që të mos ketë nevojë t’ua thuash më.

Po të pyesësh dhe sot popullin, e konfirmon.  Ne do të bëjmë termin e shpifjes për gazetarët. Jo për të zgjedhurit, kush zgjidhet nga populli duhet të dënohet nëse shpif. Kush informon për ne të zgjedhurit nga populli, duhet të shpifë pa u dënuar”, tha Rama. /Pamfleti/

 

Lini një Përgjigje