TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2025, 10:38

Lapaj njofton protestë masive më 20 dhjetor: Rama jep dorëheqjen! 

Shkruar nga Pamfleti
Lapaj njofton protestë masive më 20 dhjetor: Rama jep
Adruiatik Lapaj

Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka lajmëruar mbajtjen e një proteste masive në 20 dhjetor, në orë 12.00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Prej datës 8 dhjetor Adriatik Lapaj po proteston para kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Me sloganin “Edi Rama jep dorëheqjen! Koha jote ka mbaruar”, Lapaj fton qytetarët në protestë masive.

Lapaj njofton protestë masive më 20 dhjetor: Rama jep

Ndërkaq edhe Sali Berisha para disa ditësh njoftoi mbajtjen e një proteste masive dy ditë më pas më 22 dhjetor.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit ka larguar me forcë Adriatik Lapajn dhe mbështetësit e tij, duke i nxjerrë jashtë perimetrit të sigurisë të caktuar në kuadër të protestës që do të mbajë këtë të hënë Partia Demokratike. 

Spostimi nga trotuari para godinës qeveritare, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", shkaktoi përplasje fizike mes protestuesve të partisë "Shqipëria Bëhet" dhe bluve.

Gjatë konfrontimit mbeti i lënduar një nga mbështetësit e Lapajt, të cilin minuta më pas e transportuan me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Pas spostimit me forcë, Lapaj tha se veprimi i policisë tregon bashkëpunimin mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, pasi për protestën e kryedemokratit po sigurohen kushtet për zhvillimin e saj, si lidhja me energjinë elektrike që nevojitet për ndezjen e prozhektorëve, funksionimin e mikrofonit në podium dhe bokseve të zërit.

adriatik lapaj protestë

2 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Mos u habisni.Dy protestat janë gati në të njëjtën kohë.Lapaj si më i ri në moshë, ngrihet dhe ndez zjarrin. Më vonë ngrihet Saliu për të bër trahanan.Edi Rama i hedh vaj palme dhe me garuzhde ju mbush kanoçet qytetarëve.Nëse ka favore në ndarje, ankimet mund ti drejtohen Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

    Lini një Përgjigje