TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2025, 07:34

Salianji nuk ndalet, i përgjigjet Berishës me ‘Foltoren’ e Elbasanit

Shkruar nga Pamfleti

Salianji nuk ndalet, i përgjigjet Berishës me ‘Foltoren’ e

Ervin Salianji, anëtar i Kryesisë së PD-së, vijon turin e foltoreve të tij, ndërsa pasditen e së martës ndalet në Elbasan. Kjo është foltorja ose takimi i 3-të që Salianji zhvillon me anëtarët dhe strukturat e PD-së, pas takimit në Durrës dhe Elbasan.

Turi i takimeve të Salianjit me atë që e konsideron si bazën e demokratëve ka ndezur përplasjet në Partinë Demokratike. Në mbledhjen e fundit të Kryesisë, Salianji pati replika të forta me kreun demokrat, Sali Berisha dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka.

Si Berisha ashtu edhe Noka e trajtojnë turin e takimeve të Salianjit si ‘agjendë personale’ që i shërben Edi Ramës.

Në anën tjetër ish-deputeti demokrat shprehet se përmes takimeve të tilla synon të rigjallërojë strukturat e PD-së, ndërsa thekson se misioni i tij është rrëzimi i Edi Ramës. Në dy takimet e para, atë të Durrësit dhe më pas në Gjirokastër, ish-deputeti demokrat ka arritur të mbledhë një pjesë të konsiderueshme të strukturave dhe anëtarëve të PD-së, çka duket se ka tensionuar lidershipin e kësaj partie.

Akuzat ndaj Salianjit në kryesinë e PD-së rikthyen në vëmendje përplasjet e para 4 viteve, kohë kur Berisha shpallej ‘non grata’ dhe përjashtohej nga strukturat e partisë, ndërsa ish-deputeti qëndronte në krah të Lulzim Bashës, në atë kohë kryetar i Partisë Demokratike.  

 

Lini një Përgjigje