
Ish-presidenti Bamir Topi ka folur lidhur me situatën aktuale politikë në vend.
Ai ka folur me tone të ashpra dhe ka kritikuar standardet që janë aplikuar në politikën e sotme. Sipas tij, politikanët sot nuk janë konkurrues për të qenë aktivë dhe të dobishëm, por janë thjesht të emëruar.
“Ka një rënie dramatike të nivelit të standardeve intelektuale në partitë politike. E kemi thënë vazhdimisht dhe duhet ta rikthejmë në vëmendje se pse ndodh? Nuk janë më politikanë konkurrent. Janë politikanë të emëruar”, tha ish-presidenti.
Bamir Topi theksoi se partitë politike sot nuk janë më si dikur, madje i ka cilësuar si biznese private.
“Pra nuk ka më parti politike. Ashtu e kanë emrin ato, partia politike por nuk konsiderohen më të tilla. Janë biznese private. Kjo është e rëndë ta thuash por e gjithë problematika e këtij vendi është problemi i politikës”, u shpreh ish-presidenti për “Ora News”.
Lini një Përgjigje