TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Dhjetor 2025, 19:26

Mbyllet tubimi, Berisha: Rama do ta largojmë me autoblinda si në ’91!

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet tubimi, Berisha: Rama do ta largojmë me autoblinda si në

Kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë të dhunshme dhe të gjatë para Kryeministrisë më 22 dhjetor, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ky hajdut rri këtu për shkakun tonë, por kjo merr fund. Ky hajdut rri këtu sepse nuk i kemi treguar ne forcën tonë dhe do t’ia tregojmë atij. Ju jap fjalën se atë që ka përjetuar në vitin ’91, tek ikte me autoblinda nga Blloku në tunelet e Enver Hoxhës, do ta përjetojë së shpejti”,- tha Berisha.

Sali Berisha u zotua se nuk do të largohen nga sheshi para Kryeministrisë pa larguar Edi Ramën nga qeverisja, të cilin e quan armik të votës së lirë.

“Këtë shesh nuk e lëshojmë pa largimin e Ramës. Rrugë tjetër përveç protestës, kacafytjes me të nuk ka dhe nuk mund të ketë. Është armik i votës së lirë, armik i demokracisë shqiptare, në të drejtën tonë, në guximin tonë, ne nuk duhet ti ndahemi asnjë minutë derisa ta largojmë nga skena këtë kriminel të votës së lirë. Me zv.kryeministren kapen në flagrancë duke vjedhur 50 mln euro me tunelin e llogarasë. Në një kryeministër të tillë se pranojmë kurrë, ky hajdut që çdo tullë të sarajeve të tij e ka drejtën e mundin e taksapaguesit shqiptar. Ky hajdut që vetëm në 2 vite ka bërë 140 fluturime transportuar privatisht para të vjedhura”, tha Berisha.

1 Komente

  1. M
    Munika

    Vrasesi flet kunder kusarit. Te shohim ku do dale kjo pune.

    Lini një Përgjigje