TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Dhjetor 2025, 10:53

‘Poshtë’, zbulohet slogani i protestës së PD (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

‘Poshtë’, zbulohet slogani i protestës së PD (Foto)

Partia Demokratike do të mbajë pasditen e 22 dhjetorit një protestë kombëtare kundër Qeverisë Rama. Kjo është protesta e parë kombëtare që Partia Demokratike ka thirrur pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, të cilat opozita e drejtuar nga Sali Berisha i konsideron si farsë zgjedhore dhe të manipuluara.

Protesta e së hënës do të nisë në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa ajo pritet të pasohet nga një valë protestash, që sipas kreut demokrat Sali Berisha, do të finalizohen me rrëzimin e Edi Ramës si Kryeministër.

PD kërkon qeveri teknike, që do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa Edi Rama në 11 maj siguroi 83 mandatet e deputetëve, duke i dhënë një mazhorancë të konsoliduar në Kuvend, për mandatin e 4-rt rradhazi qeveritar.

Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar edhe slogani i protestës, që fton qytetarët që t’I bashkohen tubimit kombëtar të thirrur nga PD.

“Poshtë Edi Rama”, shkruhet në slogan, që shoqërohet me një foto me kokë-poshtë të Kryeministrit.

‘Poshtë’, zbulohet slogani i protestës së PD (Foto)

Deri më tani demokratët kanë organizuar disa mini-protesta poshtë zyrës së Edi Ramës, në formën e foltoreve qytetaro-parlamentare, ku deputetë dhe qytetarë mbajnë fjalime kundër Qeverisë.

 

Lini një Përgjigje