
Gjatë fjalës së tij në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare për të drejtën e Informimit, kryeministri Rama tha se shkak për mosmarrje të informacionit është përtacia burokratike.
Në tryezën e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve evropainë, shoqërisë civile dhe organizatave të medias me tematike e drejta për informim, kryeministri Rama vuni në dukje përparimin e Shqipërisë në fushë në raport me publikun.
Ai theksoi se ka kërkuar vënien në zbatim të sanksioneve për çdo ministër dhe sekretar të përgjithshëm përkatës, nëse nuk ka dhënie të informacionet brenda kuadrit kohor të përcaktuar.
“Një pjesë e konsiderueshme e problematikave që vijnë këtu lidhet me përtacinë burokratike. Nuk është një barrikadë për të mbajtur informacionin, por një problem i funksionimit të administratës kur vjen puna te intensiteti me të cilin vijnë kërkesat dhe intensiteti me të cilin duhet dhënë përgjigja. Kjo është e përmirësueshme, por jo në ritmin që do të prisnin ata që e shohin gotën gjysmë bosh.
Për të qenë shumë transparent, unë i kam bërë komisionerit një vërejtje se ka një element të munguar në veprimtarinë e tij, që është ai i sanksioneve për autoritetet më të larta. Dhjetë ditë është koha për t’u përgjigjur, pavarësisht se kjo mund të jetë shumë për intensitetin me të cilin sot zhvillohet bota e informacionit. Nëse në ditën e 11-të nuk ka përgjigje, duhet të ketë sanksione.
I kemi kërkuar ministrave të bëjnë delegimin e kësaj përgjegjësie te sekretarët e përgjithshëm. Duhet të sanksionohen si ministrat ashtu edhe sekretarët e përgjithshëm. Nëse kjo ndodh disa herë, do të krijohet një ndjesi urgjence, e njëjtë me atë që funksionon te ata që e shohin gotën gjysmë bosh”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje