
Uzurpimi i sallës së parlamentit nga opozita bëri që seanca të shtyhej ende pa filluar, ndërsa deputetët e PD vijuan qëndresën, ndonëse administrata e Kuvendit uli automatin duke fikur dritat.
Ndërkohë që gjatë videos live në facebook nga salla e Kuvendit, deputeti Flamur Noka dëgjohet teksa kërcënon duke thënë “Nëse nuk doni të digjet salla, ktheni dritat”.
I pyetur në emisionin “Frontline” në Report Tv mbi këtë deklaratë ai nuk u tërhoq nga kjo deklaratë, madje shtoi se nëse nuk respektohet kushtetuta, djegia e Kuvendit s’do të jetë asgjë para asaj që do të bëjnë.
“ Do ti vijë radha nëse nuk e respektojnë kushtetutën . Nëse nuk respektojnë kushtetutën ajo do jetë asgjë para asaj që do bëjmë”, tha Noka.
Lini një Përgjigje