TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 21:48

“Parlamenti strofull e mafies”, Noka: Sot pati nxitje për konflikt, nuk tërhiqemi

Shkruar nga Pamfleti

“Parlamenti strofull e mafies”, Noka: Sot pati nxitje për

Flamur Noka është një prej deputetëve të PD që zbatoi planin e përbashkët të opozitës për të penguar zhvillimin e seancës duke thyer karrige dhe krijuar kaos.

I ftuar në emisionin “Frontline” në Report Tv, Noka tha se opozita do të kthejë kuvendin në binarë.

Ai nuk është më parlament është një strofull e mafies sepse parlamenti funksionon mbi rregullore. Ne do ta kthejmë në binarët Kushtetues atë parlament me çdo çmim me çdo kusht me çdo rrethanë”, tha ai.

Noka gjithashtu u shpreh se sot ka pasur nxitje për përplasje fizike, duke iu referuar mazhorancës.

Kur nuk të jepet zëri, nuk ke si e tregon fuqinë. Ajo duhet të më japë të drejtat e mia kushtetuese dhe ligjore. Dhe unë pastaj të tregoj veten, kur këto më mohohen gjithmonë. Sot ka pasur nxitje për përplasje fizike. Sepse vetë ministri i brendshëm u ngjit atje. Demokracia vuan, lëngon në Shqipëri. A kam të drejtë të ngre komision hetimor, a e din që gjashtë herë kam tentuar ta bëj dhe nuk është bërë. A është normale që Rama të më caktojë mua se kush do jetë bashkëkryetari im”, tha ai.

Lini një Përgjigje