TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 22:08

“Do anulojmë vizat për Kosovën”/ Berisha akuza Ramës për fjalimin e Macron: Loboi te presidenti francez që të fliste kundër Prishtinës

Shkruar nga Pamfleti

“Do anulojmë vizat për Kosovën”/ Berisha akuza

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për emisionin “Open” në ‘News24’, ai tha se Rama ka lobuar që Presidenti Emmanuel Macron të bënte deklaratën lidhur me anulimin e vizave për Kosovën.

Edi Rama pasi u mbyll Samiti, hapi mashtrimin se ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë. Padroni i tij i tha varteses së vet t’ia japin këtë dhuratë. Nuk ka kërkuar kurrë sanksione ndaj Serbisë, gënjeu vetëm për të mushtuar kosovarët.

Vizita e parë në histori e një Presidenti francez, padiskutim e jashtëzakonshme, ishte nën ombrellën e Samitit. Edi Rama e njoftoi vizitë tre ose katër ditore, dhe ajo ishte disa orëshe. Edi Rama loboi në takim që Macron të thoshte deklaratën për vizat… a nuk ishte ky lajmi më i rëndësishëm i vizitës së tij?”, tha Berisha.

berisha akuza ramës

Lini një Përgjigje