TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 21:56

“Krahasoi Kosovën me Palestinën”, Berisha paralajmëron Ramën: Hiq dorë nga ‘misioni’ i Vuçiçit për Kosovën, ose do përballesh me njerëzit

Shkruar nga Pamfleti

“Krahasoi Kosovën me Palestinën”, Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se nëse nuk do të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës, do të përballet me “qindra mijëra njerëz” që do ta mbrojnë këtë shtet.

I ftuar në News24, Berisha, tha se “misioni i Edi Ramës” do të marrë fund shpejt, ndërsa shtoi se ky i fundit, gjatë Samitit të Berlinit në Tiranë, e krahasoi Kosovën me Palestinën.

“Edi Rama përfaqëson tradhtarin e këtij kombi, më të poshtër në të gjithë historinë, tradhtarin e Shqipërisë, më të rrezikshëm dhe të poshtër që ekziston në histori. Ka kthyer Tiranën në një Beograd të dytë, por e garantoj se kjo do të marrë fund shpejt.

Ky është vërsulur me një mision, se ky është mision, i detyruar nga Vuçiç në mënyrë më të egër se vetë ai, e krahasoi në prani të Samitit, me Hamasin.

Ky përdori pardje në Samit tezën më të rrezikshme serbe kundër Kosovës, Palestina jonë! Serbët, para gjithë botës kur shtypin shqiptarët e Kosovës, u thonin se ai është Jerusalemi jonë, dhe Rama e krahasoi me Palestinën Kosovën. Edi Rama do përgjigjet. Tani të presë përgjigjen! Ose Rama do heqë dorë përfundimisht nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës, ose janë këtu përveç qarkut të tërë të Kosovës, janë qindra mijëra të tjerë që do mbrojnë Kosovën. Që do të thotë, nuk do mund ta bëjë, e paralajmëroj!”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje