
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur për praninë e Ilir Metës në tubimin e sotëm poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Balliu tha se këtu nuk ka asnjë lajm të ri, pasi dy krerët e opozitës kanë qenë gjithmonë bashkë sipas tij.
Sipas tij opozita duhet të riorganizohet dhe të bëjë gjithçka që të përballet me pushtetin.
Madje Balliu vijoi më tej duke thënë se qytetarët duhet të bëjnë çdo gjë për të nxjerrë nga zyrat personat e përfshirë në korrupsion.
“Më pyete kur erdhi pse erdhi, ndërkohë që aty kanë qenë gjithmonë, opozita është e bashkuar në një aksion opozitar. Organizimi është thelbi i gjithçkaje në këtë mision. Jemi shumë vonë se kanë ikur shqiptarët. Kohën dëm se kemi hedhur ne, kjo është një betejë, kjo është një luftë. Ne po bëjmë diçka, po mundohemi të bëjmë diçka për vendin. Se të largojmë një hajdut nga bashkia e Tiranës mendoj se është mision për të gjithë ne.
Me protesta dhe me revolt do t’i nxjerrim nga zyrat. Me votë është e vetmja mënyrë që vjen në pushtet, por hajdutët nga zyra do t’i nxjerrin me çdo formë dhe çdo mjet qytetarët. Me çdo formë dhe çdo mënyrë”, tha Balliu.
Lini një Përgjigje