TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2024, 21:09

Ilir Meta: “Edi Drama” përfaqëson një qeveri të kalbur, "ramaforma" e tij është e neveritshme

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta: “Edi Drama” përfaqëson një qeveri të

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar këtë mbrëmje poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ky i fundit ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Meta tha se kryeministri Edi Rama është në fakt Edi Drama. Sipas tij, Rama përfaqëson një qeveri të kalbur, ndërsa shtoi se gjërat në Shqipëri do të ndryshojnë.

Ai nuk është Edi Rama, është Drama. Është drama. E them me siguri këtë dhe përfaqëson një qeveri të kalbur. Për pyetjen tuaj se kush do jetë emri i kryeministrit/kryeministres, besoj se kjo nuk ka rëndësi, rëndësi ka që gjërat në Shqipëri do të ndryshojnë”, theksoi Meta.

Ndër të tjera, Meta nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë, ndërsa tha se sipas tij kemi një ‘Ramareformë’.

Kemi qeveri që po shkatërron atdheun, po largohen shtresat më të varfra dhe ato të mesme. Nuk ka ndonjë forcë në tokë dhe në qiell që ndërpret dashurinë time ndaj vendit. Kemi një Ramareformë dhe jam i qetë që është projekt i neveritshëm”, u shpreh Meta.

edi rama ilir meta

Lini një Përgjigje