
Aktivistja Evi Kokalari ka lëshuar akuza të forta ndaj Ilir Metës. Në një status në rrjetet sociale ajo kërkon nga demokratët që të bëhen bashkë dhe të pastrojnë partinë nga veglat e LSI.
Nga ana tjetër ajo ka deklaruar se Meta ka nisur pazaret në prapaskenë me Ramën. Kokalari shprehet se kreu i PL ka ngrënë drekë dy ditë më parë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Sipas saj, dreka është ngrënë në një restorant peshku në Tiranë.
“Mos kini asnjë mëshirë ndaj këtyre të LSI. Detyra dhe qëllimi i tyre është vetmja shkrirja dhe shkatërrimi i PD-së. Sa për Like Floririn, ta kuptoj që sa herë të lexojë një nga sulmet e tij, do postoj diçka të re mbi të. Psh., dy burime më kanë konfirmuar që dy ditë më parë Ilir Meta ishte për drekë me Lindita Nikollen tek 'Peshku i eger" afër stadiumit Dinamo. Nuk e postova më parë sepse preferoja të kisha një foto, por në mungesë të saj, le të dalë Ilir Meta dhe ta mohojë. Ndryshe, të na thotë çfarë u diskutua në këtë takim dy ditë mbas 14 Majit?”, shkruan ajo.
Sipas Kokalarit, Meta përdori PD për të ringritur partinë e tij. Aktivistja shprehet se heqja e vulës nga duart e Berishës i interesonte më shumë Ilir Metës se sa Ramës. Sipas saj, Meta ishte i mbaruar dhe vetëm PD mund ta shpëtonte. Ajo shprehet se ka ardhur koha që demokratët t’i heqin oksigjenin partisë së Metës.
Ju sugjeroj të gjithë demokrateve të rithemelimit, por dhe të anës tjetër, të mos tolerojnë më sulme të degjeneratave të Ilir Metës ndaj asnjërit nga ne, madje të reagojnë ndaj këtyre, që pa pikën e turpit kanë sulmuar çdo demokrat që ka cenuar koalicionin Meta- Berisha.
Mos kini asnjë dyshim që nesër këta do ti kthehen dhe Berishës, me po të njëjtin vulgaritet. Në fakt, këta janë arsyeja pse PD humbi kaq thellë, dhe si minimum duhet të mbyllin gojën, jo ti shtojnë kripë plagës.
Detyra e të gjithëve ne, të PD-së, të Rithemelimit dhe të lëvizjes konservatore, është në mënyrë absolute të pastrojmë veglat e LSI nga kjo parti.
Detyra e secilit është t'ja heqim atë oksigjen që Berisha i dha LSI dhe Metës.
E keni menduar ndonjëherë që heqja e vulës Berishës i interesonte më shumë Ilir Metës se sa Ramës? Rama mund të fitonte dhe vetëm duke blerë vota. Meta ishte i mbaruar dhe vetëm PD mund ta shpëtonte.
Ne të gjithë duhet të jemi larg këtij niveli vulgar dhe të degjeneruar. Dhe këtu fus dhe deputetin e tyre Vasili, i cili gjithë kohën ka shpifur se jam paguar nga Veliaj, dhe pse këta të Berishës thoshin JO.
Ah, dhe mos harroni Kalanë dhe disa te tjerë që seriozisht i kanë ulur vlerat PD-së dhe duhen nxjerrë urgjentisht nga Partia.
Mos kini asnjë mëshirë ndaj këtyre të LSI. Detyra dhe qëllimi i tyre është vetmja shkrirja dhe shkatërrimi i PD-së.
Sa për Like Floririn, ta kuptoj që sa herë të lexojë një nga sulmet e tij, do postoj diçka të re mbi të.
Psh., dy burime më kanë konfirmuar që dy ditë më parë Ilir Meta ishte për drekë me Lindita Nikollen tek 'Peshku i eger" afër stadiumit Dinamo. Nuk e postova më parë sepse preferoja të kisha një foto, por në mungesë të saj, le të dalë Ilir Meta dhe ta mohojë.
Ndryshe, të na thotë çfarë u diskutua në këtë takim dy ditë mbas 14 Majit?
Lini një Përgjigje