TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2023, 16:47

Spiropali nga Shkodra: Opozita të shohë problemin te vetja, boll hodhi baltë dhe akuzoi qytetarët se shiten e blihen

Shkruar nga Pamfleti

Spiropali nga Shkodra: Opozita të shohë problemin te vetja, boll hodhi

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u ndal këtë të premte në Shkodër, aty ku dhe nisi një tur falënderues. Spiropali ishte drejtuese politike në këtë qark dhe falë punës së saj, por jo vetëm, PS arriti të fitojë.

Spiropali nuk kurseu as mesazhet për opozitën, e cila konteston rezultatin. “Shkodra i ka besuar kryeministrit Rama dhe jam e sigurt se me vizionin që ka, do ta bëjë gjithë këtë qark krenare që na ka votuar. Kundërshtarët tanë që nuk gjejnë dot këto ditë as minimumin e arsyes për të bërë një analizë me përulësi. Çfarë bënë gabim ata që humbën 22 mijë vota krahasuar me 2021-in. Këtë të shohin ata dhe mos të përbaltin fitoren më të madhe të Shkodrës. Mos të fyejnë e ofendojnë qytetarët e Shkodrës që nuk u blenë, nuk u shitën por besuan tek projekti i Benet Becit dhe Edi Ramës. Le ta gjejnë forcën të mblidhen dhe të kuptojnë se Shkodrën e kanë keqtrajtuar sa i takon investimeve, duke menduar se Shkodrën e kanë në xhep”, tha Spiropali.

 

shkodra spiropali

Lini një Përgjigje