TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2023, 16:41

Rama në Shkodër: Fitorja e Benetit sfidë e madhe, bashkia do të jetë e hapur për të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

Rama në Shkodër: Fitorja e Benetit sfidë e madhe, bashkia do

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Shkodrën si kryefjalë të fitores. Pas zgjedhjeve ai premtoi se do të ndërmarrë një tur falënderues dhe këtë tur e nisi nga Shkodra. Në fjalën e tij para simpatizantëve dhe qytetarëve, Rama e cilësoi votën si një sfidë. Sipas tij, hera e parë që shkodranët nuk votuan qorrazi.

Falendrim për ata që më 14 maj dolën dhe votuan Benetin. Dhe votuan PS. Për herë të parë jemi forcë e parë politike. Dua të falënderoj dhe ata që nuk dolën të votojnë duke e parë të pamundur që të votojnë për ne dhe Benetin por duke e parë dhe si të pamundur për ata që kanë votuar gjithnjë po s’kanë bërë asgjë. Dua t’iu them të gjithëve atyre që nuk janë këtu që na kanë dhënë besim. Unë për vete këtë rezultat në Shkodër e konsideroj si sfidën më të madhe që më është bërë mua dhe Shkodrës.

Ata që na votuan për herë të parë vendosën për të mos votuar me sy mbyllur sikurse e kanë bërë për 32 vite. Dhe kjo është problematike, sepse kush të voton me zemër të jep kredi afatgjatë siç ka ndodhur me palën tjetër. Ajo ka qenë një kredi pa interesa që u kthye në një dëm të jashtëzakonshëm për ata që e votuan. Por ajo ishte votë zemre dhe në 8 fushatat e mëparshme unë e kam ndjerë që mendja e shumicës ishte e mbyllur për të dhënë mesazhin, atyre zemra u rrihte djathtas”, tha Rama.

Ndërsa nuk kurseu batutat me Benet Beci, për të cilin tha se ishte i bindur se kishte votuar për PD-në edhe kur ishte në listat e deputetëve të PS-së.

Unë e kam ndjerë në 8 fushatat e mëparshme se mendja e shumicës ishte e mbyllur, nuk kishte hapësirë për të lënë mesazhin aty. Zemra rrihte vetëm djathtas. Prandaj në mënyrë të përsëritur vota shkoi vetëm në një drejtim. Këtë herë, pjesa që ka bërë diferencën na ka votuar me mendje jo me zemër. E kemi detyrim dyfish që këtë investim që njerëzit kanë bërë, ta kthejmë në një investim ose në një shlyerje borxhi që duhet të ketë parasysh këtë fakt. Që nga mënyra sesi Beneti do qeverisë bashkinë. I kam thënë sot që bashkia e Shkodrës do jetë bashkia e të gjithëve dhe këtë duhet ta reflektojë jo thjesht me faktin që investimet bëhen për të gjithë por që duhet një vlerësim i të gjithë atyre burimeve njerëzore që janë aty dhe në bazë të meritës do ndahen të gjitha. Është e rëndësishme Benet, që ti mos ta harrosh se je demokrat. Unë besoj, që Beneti ka votuar për veten dhe për PS-në. Ndërkohë që e vë dorën në zjarr që deri kur ishte në listën e deputetëve ka votuar PD-në. Kjo duhet të të shërbejë tani nëse pas 4 vitesh do të kesh një shans tjetër”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

rama shkoder benet beci

Lini një Përgjigje