TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2023, 18:37

“Tabaku po negocion me Berishën”, Haklaj kërkon kthimin e Bashës: Të rimarrë përgjegjësitë që i takojnë

Shkruar nga Pamfleti

“Tabaku po negocion me Berishën”, Haklaj kërkon kthimin e

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj hodhi akuza në drejtim të Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut. Në një intervistë, Haklaj tha se Bardhi ka shkelur statutin duke u emëruar si kryetar i grupit të PD në një kohë kur vijon të jetë Sekretar i Përgjithshëm, e ndërsa sipas tij, Tabaku po negocion me grupin e Sali Berishën.

Bardhi u zgjodh kryetar grupi në kundërshtim me Statutin. Kryetari i grupit s’mund të jetë Sekretar i Përgjithshëm. Tabaku nuk ka pranuar se po negocion me Berishën, prandaj Kryesia të mblidhet me urgjencë” shtoi ai.

Për këtë arsye, i bën thirrje Lulzim Bashës që të kthehet. “Basha të kthehet dhe të marrë përgjegjësinë”, u shprehet Haklaj.

Për Haklajn, Berisha nuk është shumicë, e ndërsa sipas tij pas thirrjeve për t’u dhënë vulën me këtë pretendim, ai nuk i sheh aq “të pafajshme”.

Tani duan vulën, kur të certifikojnë kandidatët fitues të Bashkë Fitojmë, shkojnë me vulën e partisë së Lirisë, e njëjta gjë edhe për Këshilltarët, pra i merr të gjitha Partia e Lirisë, Berisha i çdo në prit demokratët dhe votuan partinë e Lirisë, prandaj u bëj thirrje atyre që kanë votuar, Berisha mbetet pa parti, Meta do përpiqet që të faktorizohet dhe të bëjë llogaritë për zgjedhjet vendore të 2025”, tha Haklaj.

Haklaj tha se nuk ka nevojë për thirrje për bashkim.

PD ia doli që të kemi një parti euroatlantikë. PD është e hapur, jemi të bashkuar, ne i kemi ftuar herë pas here demokratët, PD nuk përdoret më për interesa personale dhe sulmeve ndaj SHBA”, shtoi ai.

Në fund, dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj e cilësoi si akt burrërie.

barhdi tabaku haklaj

Lini një Përgjigje