
Ilir Meta u është rikthyer sulmeve dhe akuzave ndaj qeverisë dhe drejtësisë. Pas një periudhe distancimi nga kaosi politik, Meta ka filluar të shfaqet në publik dhe të japë mesazhe se është edhe ai pjesë e opozitës.
Sot Partia e Lirisë ka zhvilluar ditën e sotme Mbledhjen e Komitetit Drejtues dhe Meta i ka dërguar sinjale paqeje Berishës. Ndonëse pak ditë më parë dha sinjale distancimi duke mos mbështetur fort aksionin që po ndiqet, sot ai ka sulmuar drejtësinë për izolimin e Berishës.
“Shqipëria sot është një narkoshtet, ku: Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë rrëmbyer nga mafia në pushtet; Ku sistemi i kontrollit dhe balancave nuk ekziston për shkak të kapjes së shtetit; Ku llogaridhënia është asgjësuar; Kuvendi siç e shikoni është rrëmbyer nga Qeveria dhe veprimtaria politike e përfaqësuesve të zgjedhur të opozitës në Kuvend dhe pushtet vendor është kufizuar me ligje të posaçme dhe përjashtime; Ku Opozita “emërohet” me vendime gjykatash dhe drejtuesit e saj realë arrestohen, izolohen, kërcënohen dhe shantazhohen; Ku drejtësia është kapur në mënyrë mafioze dhe funksionon me regji duke bërë goditje selektive sipas interesit politik të ditës së Kryeministrit dhe në shërbim të agjendave elektorale të tij”, u shpreh Meta.
Sulmet e Metës dëshmojnë se ish-presidenti nuk i ka ndrequr dhe aq shumë punët. Kishte zëra se ai po qëndronte në hije për shkak të hetimeve të SPAK, por si duket punët në prapaskenë nuk kanë ecur fort dhe Meta është rikthyer në origjinë.
Lini një Përgjigje