TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2024, 15:43

'Zgjedhorja' bojkotohet edhe nga organizatat e shoqërisë civile, refuzojnë të marrin pjesë në komision

Shkruar nga Pamfleti

'Zgjedhorja' bojkotohet edhe nga organizatat e shoqërisë

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka vendosur të mblidhet sërish të martën e javës së ardhshme.

Në vazhdën e punës, Komisioni ka ftuar në dëgjesë 8 organizata të shoqërisë civile për të dhënë mendimet e tyre.

Mirëpo thuajse gjysma e këtyre organizatave nuk kanë pranuar ftesën e Enkelejd Alibeajt dhe Damian Gjiknurit.

Palët edhe në qëndrimet e tyre ndahen në dy grupe.

Nga njëra anë ata që do të marrin pjesë në dëgjesat e Komisionit të Reformës Zgjedhore shprehen se do të bëjnë punën e tyre dhe do të japin kontribut.

Nga ana tjetër pjesa e organizatave që nuk kanë pranuar të marrin pjesë, shprehen se qëndrimet e tyre në situatën aktuale politike mund të keqinterpretohen.

Madje, ata shtojnë se Kuvendi duhet të dëgjojë si fillim partitë, të bëjë një draft gati dhe mbi këtë projekt shoqëria civile të mund të japë opinionet e saj.

Organizatat e ftuara nga Kuvendi:

Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve

KRIIK

Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD)

Instituti i Studimeve Politike ISP

Akademia e Studimeve Politike

Fondacioni Albania

Instituti Demokratik Amerikan (NDI)

Rrjeti Barazi në Vendimmarrje

Qëndresa Qytetare

 

komisioni i reformes zgjedhore shoqeria civile

Lini një Përgjigje