
Mëngjesi i Lutjeve në SHBA që mbahet në çdo fundjanari, shfrytëzohet nga politikanë anembanë botës, përfshirë dhe tanët për të “peshkuar”. Në kuptimin që të gjithë mundohen të kapin ndonjë senator për foto e takime, duke tentuar të tregojnë se kanë mbështetjen e amerikanëve.
Këtë vit një grup deputetësh nga Shqipëri shkuan në SHBA, sigurisht një vizitë kjo e paguar prej tyre. Mes këtyre që kanë siguruar ftesë me pagesë ishte dhe Fatmir Mediu, i cili po lobon fort në SHBA për t’i shpëtuar ndëshkimit për Gërdecin. Por si duket Fatmirin nuk e ka përfillur kush, dhe ka përfunduar duke takuar psikologë.
“Në mëngjes e lutjeve sot në DC me miq nga Ballkani. Kënaqësi e veçantë të takoja Psikologun me famë botërore Jordan Peterson, autor i disa librave”, shkruan Mediu.
Lini një Përgjigje