TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2024, 16:15

Spastrimi i drejtorëve të Tom Doshit/ Edmond Ndou merr kreun e Këshillit të Qarkut në Shkodër, siguron 18 vota pro

Shkruar nga Pamfleti

Spastrimi i drejtorëve të Tom Doshit/ Edmond Ndou merr kreun e

Vuloset krisja mes Edi Ramës dhe Tom Doshit në Shkodër. “Pamfleti” e tha pak ditë më parë se PS ka filluar largimin e drejtorëve të PSD dhe sot në krye të Këshillit të Qarkut u emërua Edmond Ndou. Ai mori 18 vota pro dhe 1 kundër.

Pas vetëm pak muajsh nga drejtimi i këtij institucioni nga PSD, tashmë ky institucion vendor për të gjithë Qarkun do të drejtohet nga socialistët. Ne fjalën e tij para anëtarëve të këshillit Ndou u shpreh se do të punojë me përkushtim me të gjithë në të mire të zhvillimit të Qarkut të Shkodrës.

Ndou zëvendëson në këtë post Marina Duhanin, e cila dha dorëheqjen. Ajo u emërua në këtë post në qershor të vitit 2023 në kuadër të një pakti PS-PSD edhe për zgjedhjet vendore, ku PS korri për herë të parë fitore në Shkodër.

PSD ka këmbëngulur në marrjen e këtij posti, nisur edhe nga fakti se në nivel qarku, kjo forcë politike ka siguruar numrin më të madh të këshilltarëve, 37, ose një më shumë se PS- ja. Por mësohet se ajo sot ka njoftuar dorëheqjen, por që sipas burimeve ka qenë dorëheqje e imponuar.  

Mësohet se Duhani u dorëhoq nga detyra teksa grupi i Partisë Socialiste po finalizonte dokumentacionin për shkarkimin e kryetares së Këshillit të Qarkut të Shkodrës, ku ishte siguruar shumica absolute e firmave.

Por nuk mbyllet me kaq. Mësohet se kanë paraqitur dorëheqjet edhe Rezarta Pode nga Illyrian Guard për Shkodrën dhe drejtori rajonal i ARRSH- së Ervin Sadiku. Që të dy janë nga radhët e PSD.

 

Lini një Përgjigje