TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2024, 18:01

“Meta dhe Berisha nuk vijnë më në pushtet”, Shehi: Ndërkombëtarët të rrëzojnë sistemin e korruptuar të Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

“Meta dhe Berisha nuk vijnë më në pushtet”, Shehi:

Deputeti Dashamir Shehi deklaroi se opozita shqiptare mund të vijë në pushtet vetëm përmes figurave të reja.
Sipas tij, Lulzim Basha ka humbur në tre palë zgjedhje, ndërsa shprehu mospëlqimin e tij si lider. Shehi tha se secili politikan ka ciklin e tij.

Basha ka marrë tezat e mia, që unë kam 1 vit që i kam dorëzuar në Parlament. Nuk më inspirojnë shumë, pasi kanë qenë pjesë e këtij sistemi. Shqipëria nuk është banko-provë, ka qenë në tre palë zgjedhje që i humbi. Po ashtu edhe bashkëpunëtor i ngushtë i Berishës, ndaj nuk më pëlqen. Duhet të ndryshojmë me njerëz, ide etj, por Basha le t’i tregojë. Nuk më pëlqen për lider. Gjykoj që çdo gjë bën ciklin e vet dhe duhet mbyllur, siç ndodhi me Berishën”, tha Shehi për Report TV.

Po ashtu Dashamir Shehi theksoi se qeveria e Edi Ramës duhet të mbyllë mandatin dhe të largohet, pasi sipas tij, kryeministri nuk ka çfarë të sjellë ndryshe në vend.

Rama është më i dobët se kurdoherë, do të largohet këtë herë. I ka bërë ditët e veta. Besoj se çfarë ka thënë edhe raporti i DASH, mjaft realist, Amerika e njeh mirë politikën shqiptare. E mira e opozitës është të gjejë një grup dhe trajektore të re”, shtoi ai.

Gjithashtu Shehi risolli në vëmendje edhe raportin e DASH, ndërsa shtoi se populli dhe ndërkombëtarët duhet të rrëzojnë këtë sistem të korruptuar.

DASH po ashtu ka folur për Berishën dhe Metën, opozita ta gjejë trajektoren e vetë, që të vijë në pushtet. Rama nëse ka bërë qeverisje të mirë të qëndronte, por është i korruptuar. 4 ministra në burg, 4 në arrati, po të gërmosh gjen dhe më shumë. Këta bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe nuk dinë gjë. Ky sistem është i korruptuar dhe duhet të ikë. Populli dhe ndërkombëtarët do ta rrëzojnë. Meta dhe Berisha nuk e rrëzojnë, populli duhet të gjejë njerëz dhe figura të reja edhe me mbështetjen e opinionit ndërkombëtar”, theksoi Shehi.

Lini një Përgjigje