
Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar investigimin e RAI 3, që kritikonte ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe shigjetonte disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.
Lubonja u shpreh se dokumentari i RAI3 shfaqi mbretin lakuriq. Ai shton se shteti është ndërtuar si një organizatë kriminale, ku sipas tij, fakti që RAI3 flet për korrupsionin e qeverisë Rama tregon se qeverisjes i dalë boja edhe te ndërkombëtarët.
“Ne shpesh i dimë gjërat më herët nga se e thonë të huajt. Artikulli i RAI3 ishte skandaloz. Këtu shteti vetë është ndërtuar si organizatë kriminale. Këtu funksionon vetëm propaganda. RAI3 e nxorri edhe reformën në drejtësi sesi funksionon. Presioni mbi politikën bëhet nga ata që janë në pushtet, jo nga ata që janë të arrestuar. Presion është që të mos arrestosh Veliajn, edhe kur e di se çfarë ka bërë. As mos ta thërrasësh fare madje. Edhe kur nuk heton as Edi Ramën dhe as nuk e thërret. Presioni ndonjëherë është i dukshëm dhe i padukshëm. Rama ka njerëz të tijtë në SPAK, që ndoshta bëjnë presione mbi prokurorët. Dashët nuk janë kapur nga brirët, por nga pas.
Arben Ahmetaj dhe të tjerët janë bishtat e dashit. Jetojmë në një vend, ku krimi i organizuar merr shtetin, shkon lart dhe merr paratë. Qeveria jonë dyshohet se ka lidhje me krimin e organizuar dhe kjo gjë duhet hetuar, duhet hetuar edhe korruptimi i të huajve. Mbreti ka dalë lakuriq nga skandalet. Tani po iu del boja edhe nga të huajt. Rama mendoi se do marrë mbështetje nga Georgia Meloni, por harroi se në Itali ka opozitë dhe ka media të guximshme. Mediat italiane po shohin se ky nuk qenka ai i majti që promovohej. Atë investigim që bënë italianët nuk e bënë për ne, e bëjnë për vete. Sistemi që ka ngritur Rama është kriminal. Në një vend demokratik, kjo qeveri do të binte me kohë. Me kapjen e shtetit, edhe drejtësia është e kapur”, tha Lubonja për “News 24”.
Lini një Përgjigje