
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi komonetuar sulmet e kryetarit të PL, Ilir Meta ndaj SPAK-ut dhe kreut të saj. Korreshi i konsideroi këto sulme të ekzagjeruar për një ish-president. Ai tha se duhet analizuar edhe situata, duke theksuar se nëse nuk merr fund pjesa e vulës do të ketë kosto shumë të madhe.
“Unë nuk e kam konsideruar veten letër higjenike një përdorimshe, se mund të pastroj fytyrën apo ndonjë gjë tjetër, unë jam mësuar në jetë të kem zgjedhje, fytyrën edhe identitetin kam qejf ta mbaj përtej deputetit, sepse dua të rris ata fëmijët e mi në Lushnjë, nuk kam ndërmend në Tiranë.
Tek pjesa e zotit Meta, duhet me e pa edhe çik situatën, nëse nuk merr fund pjesa e vulës do të ketë kosto shumë të madhe, se si qysh dhe tek do të jetë rezultati final i gjykatës, kam bërë edhe unë nganjëherë me trangull sallator, kam dashur të jap një mesazh të caktuar dhe këtë e bën një njeri për të vënë në dukje atë problematikën e momentit, shalqi me radhë, kurse bërë nga një ish-president, duken pak të ekzagjeruara, nuk jemi mësuar me gjëra të tilla. Ka një krizë të madhe PD zyrtare apo jo, apo çdolloj grupimi, imagjino partitë e tjera që janë inekzistente. Qokat i ka bërë gjithmonë PD edhe për këshilltarë nëpër rrethe”, tha Korreshi.
Lini një Përgjigje