TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2024, 15:35

"Të të vijë zor", Vasili përplaset ashpër me Ndrecën: Kujt i thua hileqar?

Shkruar nga Pamfleti

"Të të vijë zor", Vasili përplaset ashpër me

Anëtarët e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi kanë vijuar debatet e ashpra mes tyre.

Vasili iu drejtua Ndrecës duke i thënë se vetëm ofendon, teksa i kujtoi se përdori fjalën “hileqar”. Ndërsa, Ndreca nga ana tjetër u shpreh se, me këtë gjuhë mund të drejtohej në një tjetër vend.

Debati mes tyre:

Albana Vokshi: Hilet i keni ju profesion. Do marr masa nëse iu ndërhyn kolegëve. Z Ndreca iu tërheq fjalën disa herë, mos bëj kakofoni këtu, nuk punon dot me konfliktin tënd të interesit, nuk mbulon dot abuzimet me koncesionet.

Plarent Ndreca: Keni proces-verbalin, që të shmangen lojërat e fjalëve. Lexoni proces-verbalin e seancës.

Edmond Spaho: Ndreca, turp të të vijë. Turp i madh që merremi me këto gjëra. Debati është kur flasin dëshmitarët, ju keni nisur sherre për çështje të thjeshta e formale.

Petrit Vasili: Ndreca, pse thua hileqar? Të të vijë zor.

Ndreca: Këto thuaji te familja jote.

Petrit Vasili: Ik mor andej.

Lini një Përgjigje