TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2024, 17:10

"Korrupsion me përmasa të mëdha", Genc Pollo për dosjen 5D: SPAK nën presion, opozita të mos ulë tonet

Shkruar nga Pamfleti

"Korrupsion me përmasa të mëdha", Genc Pollo për

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Genc Pollo ka komentuar aferën korruptive “5D”. Ai tha në rastin e bashkisë së Tiranës, vjedhja dhe korrupsioni ka një përmasë të tillë që nuk ka qenë e njohur më herët.

Pollo tha se në rastin e Bashkisë së Tiranës nuk kemi ryshfet 10 apo 20 %, por zyrtarët e Bashkisë ia japin fondin vetes 100%.

“Janë shembur banesat me pretekstin e tërmetit, janë nxjerrë me dhunë nga shtëpitë, me arsyen e vetme që tenderi të merrej nga ‘5D’ e Bashkisë.

E njëjta gjë ndodhi me ata qytetarët që shisnin në rrugë, që dhunoheshin, që i shkelej malli me këmbë, dhe kjo bëhej që ti hapej rruga monopolist për një kompani që na del prapë e drejtorëve të Bashkisë”, tha Pollo.

Ai u shpreh se skandali vijon dhe thellohet me faktin që Erion Veliaj refuzon të thërrasë mbledhjen e Këshillit Bashkiak megjithëse detyrimi ligjor është ta thërrasë.

Referuar deklaratave apo qëndrimeve të diplomatëve pas protestës së të premtes, Pollo tha se nuk ka pse të merren figurat e opozitës me ambasadorët duke i thënë pse nuk luftoni korrupsionin.

“Nuk ia vlen të marrësh penën dhe të shkruash që diplomatët nuk shikojnë korrupsionin dhe mbrojnë Lali Erin, megjithëse në dy prej deklaratave mes rreshtave kemi qëndrimin e qartë që ata mbështesin protestat kundër korrupsionit, duke e evidentuar”, tha Pollo.

Ai u shpreh gjithashtu se nuk ka fitore pa u munduar, teksa shtoi se duhet një përpjekje e vazhdueshme.

“Erion Veliaj nuk mund ti kthehet një normaliteti, që të vijojë të bëjë konferenca si në rastet  kur i organizon Bashkia, apo edhe ndërkombëtarët. Nëse do të ketë një rritje presioni pozitiv, do të detyrojë Lali Erin, SPAK apo Këshillin Bashkiak që të bëjnë atë që sot s’po e bëjnë. Ndaj duhen rritur forcat, tonet dhe numrat”, tha Pollo.

Genc Pollo vijoi duke thënë se opozita nuk ka pse të ulë presionin, përkundrazi ka me dhjetëra forma për të mos lejuar Erion Veliajn të vijojë i qetë axhendën e tij.

Sipas tij, SPAK është në presion politik, përsa kohë ka një druajtje t’i përmendë emrin.

"Publiku tashmë e njeh jo nga denoncimet e Belind Këlliçit, jo nga mediat investigative, por nga vendimi i GJKKO", tha përfundoi ish-ministri për “Syri TV”.

Lini një Përgjigje