TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2024, 17:06

A i trembet arrestimit? Meta sulmon Dumanin nga Shkodra: Nuk i druhem një prokurori që i merret goja, që s’di të thotë dy fjalë

Shkruar nga Pamfleti

A i trembet arrestimit? Meta sulmon Dumanin nga Shkodra: Nuk i druhem një
Ilir Meta ka sulmuar sërish nga Shkodra kreun e SPAK, Altin Dumani.

I pyetur gjatë konferencës për mediat, nëse i druhet arrestimit, Meta është shprehur se nuk ka frikë nga një prokuror që i merret goja, dhe që sipas tij, merr urdhra nga qeveria.

Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë dy fjalë. Partia e Lirisë është në një rritje të papërmbajtshme, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Metamorfoza nuk hetohet në kohë por pas zgjedhjeve, sepse ashtu interesonte për të vjedhur votat në Shkodër”, tha Meta.

Gjithashtu Meta është shprehur se po shijon lirinë e tij duke takuar qytetarë të thjeshtë dhe jo ndërkombëtarë të kapur siç i cilëson ai.

“Jam aq i lumtur në lirinë time dhe në takimet e mia me Nëne Selvinë, me Ijen sot ne Bubq, e plot njerëz ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime. Ilir Meta është i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët, Rama është i vonuar, të gjithë ndërkombëtarët e dinë që Ëngjëll Agaçi është tutori i reformës në drejtësi”, theksoi Meta.

Lini një Përgjigje