TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2024, 11:21

Menaxhimi i Butrintit, Ina Zhupa: Kushtetuesja nuk ka problem që KLSH nuk auditon marrëveshjen

Shkruar nga Pamfleti

Menaxhimi i Butrintit, Ina Zhupa: Kushtetuesja nuk ka problem që KLSH nuk

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i hapi rrugë menaxhimit të qytetit antik të Butrintit nga një Fondacion.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Zhupa tha se për gjykatën Kushtetuese nuk ka problem që kjo pasuri kombëtare të quhet edhe greke, apo që mos të ndërhyjë dot KLSH-ja për auditime.

Ajo theksoi hapi i saj i radhës në lidhje me këtë çështje është SPAK dhe ndërkombëtarët.

“Për të vendosur të lërë në fuqi koncesionin e Butrintit, duke i hapur kështu rrugë dëmtimit të parkut. I hiqen detyrat shtetit në çdo pasuri kombëtare. Gjykata Kushtetuese dje shënoi në historianë e Shqipërisë, datën 24 si një datë që gjykohet në Konventën e Parisit ndryshe nga çka e gjykon Unesco. Raporti i Unesco-s u fsheh nga shtetit shqiptar.   

Ndërkohë që KLSH në parashtrimet e sjella me shkrim, paraqet që duhet të pranohet kërkesa për shfuqizimin e ligjit. Marrëveshja e ka pranuar që nuk do të auditohet nga KLSH. Fondet e tyre nuk mund t’i fusin në auditim, madje dhe biletat. Kushtetuesja thotë; nuk ka problem që nuk auditon KLSH. Ajo mund të auditojë po i dha leje Fondacioni.

Kushtetuesja nuk paraqet në vendimin e vetë nëse është shkelje që ministri firmos një marrëveshje që si anëtar i bordit do të zbatojë interesin e fondacionit dhe jo të shtetit. Hapi i radhës është SPAK dhe ndërkombëtarët. Por ne besuam se pas reagimit të UNESCO-s, gjykata do të ishte në anën e qytetarëve, pasi kjo nuk është çështje politike. Turpin le ta mbajnë ata që e bëjnë. Historia do të gjykojë anën e duhur dhe ne jemi në anën e duhur.”, tha Zhupa.

ina zhupa parku i butrintit

Lini një Përgjigje