
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndërsa ishte i ftuar në “Quo Vadis” ka folur për akuzat e tij ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, si dhe për të ardhmen politike.
Gjatë deklaratave të tij Meta tha se i kanë propozuar të arratisur. Referuar kësaj deklarate Meta është pyetur nëse vendi që i kanë sugjeruar për tu arratisur është Hungaria dhe a ka lidhje me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski. Meta tha se ka respekt për këtë të fundit.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ku ju sugjeruan të ikjni cili ishte vendi, ishte Hungaria?
Meta: Pse Hungaria?
Borakaj: Ka lidhje me Gruevskin?
Meta: Kam shumë respekt për Gruevskin. Bëri gabim që iku. Ai iku për shkak të nepotizmit, emëroi një kushuririn e tij shef, dhe Gruevski pagoi kostot e tijj. Maqedonia në kohën e tij ka qenë një nga modelet më të sukseshëm.
Lini një Përgjigje