
Në pjesën e dytë të podcastit të sotëm “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfletit”, në orën 21:00 do të trajtohet çështja e kreut të Partisë së Lirisë, Ilri Meta dhe problemet e tij me drejtësinë.
Meta prej ditësh ka dalë nga “shinat” dhe kjo për shkak të hetimeve të SPAK-ut. Madje kohët e fundit po flitet se Meta mund të arrestohet, madje nga disa burime për “Pamfletin” thuhet se urdhër-arresti për kreun e PL-së është prerë. Ish-presidenti flitet se po organizon një plan për t’u arratisur nga Shqipëria.
Por për të hedhur dritë mbi prapaskenat dhe të gjitha këto plane që po luhen në fshehtësi, në “Të Pashoq”, do të jetë i ftuar gazetari Adriatik Doçi.
Për më tepër ndiqni emisionin e plotë në kanalin e “Pamfletit” në youtube!
Lini një Përgjigje