TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2024, 22:29

“300 mijë euro ditëlindje në Lalëz”, Halit Valteri zbulon kallëzimin e ri ndaj Metës në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

“300 mijë euro ditëlindje në Lalëz”, Halit

Në pjesën e tretë të podcastit të sotëm “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfletit”, ish-deputeti, Halit Valteri deklaroi se po përgatit dy akuza të reja ndaj Ilri Metës.

Valteri deklaroi se njëra prej tyre ka të bëjë me ditëlindjen e cila sipas tij, ka rezultuar të ketë kushtuar mbi 300 mijë euro. Valteri deklaroi se shumë shpejtë kjo dosje do të dorëzohet në SPAK.

Pjesë nga intervista:

Është e vërtetë se ju po bëni një denoncim të ri ndaj çiftit Meta-Kryemadhi?

Valteri: Në fakt janë dy kallëzime që janë në përfundim.

Do ti depozitoni në SPAK?

Valteri: Po në SPAK, ku tjetër!

Kur?

Valteri: Në ditët në vijim.

Bëhet fjalë për?

Valteri: E para është, janë të gjitha faturat e provat mbledhura prej gati 1 viti e gjysmë, për ditëlindje e tij të famshme kur silleshin palmat me helikopter dhe gostiteshin, pronarë mediash, politikanë, bankierë, biznesmenë të ndryshëm. E di atë Hani pini dhe dëfrenin, që është recitimi i Reshat Arbanës, ku shqyenin copat e pushteti me njëri tjetrin dhe kremtonin 50-vjetorin e liderit të tyre të korruptuar. Ku janë deklaruar vetëm 1 milionë lekë të vjetra. Kaq ka deklaruar Meta.

Po në të vërtetë sa ka shkuar?

Valteri: Ka kaluar 300 mijë!

300 mijë çfarë, mollë, dardhë?

Valteri: Po çfarë marrin këto, euro! Ka shkuar rreth 300 mijë euro ditëlindje thithëlopës së korrupsionit.

Po ju ku e keni këtë informacion?

Valteri: Është e bazuar në fakte, por është pjesë që i takon SPAK-ut!

valteri

Lini një Përgjigje