TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2024, 21:39

Meta vijon sulmet ndaj SPAK dhe kreut të saj: Është zëdhënës politik, Dumani vegël e Agaçit

Shkruar nga Pamfleti

Meta vijon sulmet ndaj SPAK dhe kreut të saj: Është

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar sulmet e nisura disa ditë më para ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Meta tha se sistemi gjyqësor në Shqipëri nuk është i pavarur dhe hodhi akuza se në krye të çdo institucioni drejtësie është Engjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.  Ai akuzoi SPAK-un se flet politikisht, duke theksuar se Dumani është një vegël e Agaçit.

Pjesë nga intervista në “VizionPlus”:

Ilir Meta: E vërteta është që në këtë vend gjykatat janë mbi gjithçka.

Roland Zili: Duhet të jenë!

Ilir Meta: Janë! Shefi i vërtetë, ose më saktë turoti i gjykatave, SPAK dhe çdo instiucioni të drejtësisë është Engjëll Agaçi. Ai ka kontrolluar të gjithë procesin e vettingut dhe është shefi i vërtetë dhe njeriu më i paprekshëm. Sekretari i Përgjithshëm ka përgjegjësinë e parë ligjore. Ai është përgjegjësi kryesor për inceneratorët, PPP që po hetohen dhe çdo gjë tjetër.

Roland Zili: Po flisnim për raportin tuaj me SPAK dhe me zotin Dumani…

Ilir Meta: Nuk ka një SPAK të pavarur. Ky është bërë një zëdhënës politik, ka shkelur ligjin për SPAK. Ky flet në emër të të gjithëve, flet politikisht, kërcënon Arben Ahmetajn sepse thotë disa të vërteta që i dhembin këtij dhe Ramës. Ilir Meta ka qenë në SPAK dhe shkon kurdo që të thirret. Ai do më bëjë një pyetje unë do t’i bëj 10 pyetje. Nuk ekziston Dumani, është një vegël e Engjëll Agaçit.

imir meta altin dumani

Lini një Përgjigje