
Gazetari Adriatik Doçi ka zbërthyer sherrin mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Sipas tij e gjitha është skenar për të përfituar kohë nga ajo që pritet të vijë nga SPAK.
Sipas gazetarit, urdhër-arrestet janë gati dhe Meta po tenton të bëjë kurban Monikën. Sipas tij, duke qenë se Kryemadhi ka imunitet deputeti dhe nuk arrestohet dot menjëherë, ata kanë kohë të arratisen. Deklaratat e tij u bën në emisionin “Të Pashoq” në kanalin e "Pamfletit" në You Tube.
Intervista
-Si i shihni qëndrimet e Ilir Metës?
Unë shoh qëndrimin e një fundi degradues. Se pas 30 vitesh në politikë dhe në pushtet, befas del e flet për nepotizmin. Pra u tregon shqiptarëve nepotizmin familjar. Pas 3 dekadash ka konstatuar së të qenurit në një parti burrë e grua apo dyqan familjar është fenomen nepotik. Dhe ky u tregon shqiptarëve që presin prej 5 vitesh shembjen e murit të pandëshkueshmërisë dhe Meta është një nga simbolet e pandëshkueshmërisë.
-Skenarin mes çiftit, ju mbeteni te skenari që e kanë zgjedhur se ju leverdis mbi situatën me drejtësinë, apo është real?
Në vlerësimin tim, duke u bazuar te faktet është një teatër dramatik. Një marrëveshje mes Metës dhe Kryemadhit për të pëballuar një fund që po vjen nga SPAK. Ky lloj shpërthimi përkon me disa zhvillime hetimore që po bën SPAK në dy drejtime. Ku në njërin drejtim ka gjetur të paktën 4 dëshmitarë që implikojnë Metën te një nga aferat më të mëdha, që është CEZ-DIA. Ndërkohë është gjetur rruga e parave, që janë lobimi dhe shërbimet estetike; pra lobimi në SHBA me para të padeklaruara dhe shërbimet estetike që Monika dhe Meta kanë bërë. Është konstatuar rruga e parave. Te CEZ-DIA, nuk është konstatuar lëvizje parash, sepse është e tejkaluar, sepse ka prova të ndërthurura dhe me dëshmi që e vizatojnë Metën si një pronar faktik të kësaj afere. Duke qenë të informuar dhe sinjalizuar që janë kapur me prova dhe dëshmi me dy afera, që gjithësesi kam bindjen që përbëjnë vetëm një element në perandorinë korruptive të çiftit. Çifti i korrupsionit ka gjetur strategji për të shpëtuar çfarë të mundet në raport me përballjen me drejtësinë dhe si skenar u gjet një teatër politik, ku Meta akuzon gruan si komplotiste dhe të pakujdesshme me pasuritë dhe lëvizjen e parave. Kryemadhi akuzon Metën se i jep frymëmarrje pushtetit. Është një skenar i cili ka dalë në publik, por u gatua në prapaskenë dhe është tentuar të shkojë te muret e SPAK. Këtu e kam për dëshmitë e Metës mbi rolin e tij te lobimi, ku përgjegjësinë ja ka veshur Kryemadhit, duke bërë rolin e budallait dhe një personi që nuk ka lidhje me partinë e tij, që për mua është një dyqan që hapet me urdhër dhe çelësin e tij.
-Kjo bëhet që Monika të bëhet kurban?
Është strategji e përbashkët. Unë e njoh këtë dosje. Meqënëse çështja e lobimit është flagrante dhe e provuar me letërporosi nga SHBA. Thjesht pritet urdhër arresti. Duke parë këtë situatë, Meta ka nxjerrë para Monikën dhe kjo e fundit ka disa elementë që mund ta bëjnë më pak të goditshme. Pasi është mandati i deputetit, SPAK nuk e arreston dot në befasi. Nuk merr dot masë sigurie pa vënë në lëvizje Kuvendin. Dhe duke pasur këtë barrierë në momentin që SPAK vë në lëvizje Kuvendin, kanë kohë të arratisen.
Lini një Përgjigje