TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2024, 21:02

Investigimi i “RAI3”, Berisha: Engjëll Agaçi është djalli Agaçi, qeveri teknike ose Rama s’ka vend në tokë!

Shkruar nga Pamfleti

Investigimi i “RAI3”, Berisha: Engjëll Agaçi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sa i përket skandalit nga investigimi I “RAI3”. Gjatë fjalës së tij në tubimet e qytetarëve poshtë banesës, Berisha tha se Engjëll Agaçi është djalli Agaçi.

Ai kërkoi qeveri teknike në të kundërt kërcënoi ai Rama nuk do të ketë vend në tokë. Berisha u shpreh se Rama është shkrirja në një e Olsit dhe djallit Agaçi.

“Miqtë e mi, Italia dhe Europa ka dy ditë që pa me dokumente zyrtare se në Shqipëri, shteti është mafie dhe mafia shtet. Se në Shqipëri, Edi Rama me don Agaçion, sa herë e kemi denoncuar ne don Agaçion o miq? Ky mafioz i shpërfytyruar që bën dhurata, që blen me 30 hektarë tokë në brigje, zyrtarët e tjerë.

Po ja që vjen një ditë dhe e vërteta del në shesh dhe don Agaçio del një kriminel i vërtetë, ashtu siç është. Por del një lejtnant i Edi Ramës, me të cilin kanë kryer veprat më të zeza. Ka dy ditë që Edi Rama përpiqet të mbrohet duke përdorur mburojë Agaçion, duke përdorur mburojë Olsin. Në fakt, Edi Rama është shkrirje në një e Olsit dhe djall Agaçios. Jo engjëll, djall është ai. Emri i tij është djall Agaçio.

Edi Rama, ke vetëm një alternativë dhe unë po ta them këtu, në emër të demokratëve dhe opozitarëve, të cilët janë të betuar: qeveri teknike ose vend mbi tokë nuk do të kesh. Edi Rama, edhe në shpellat më të zeza të mafies po të futesh, do të gjejmë. Qeveri teknike, zgjedhje të lira, kjo është kërkesa jonë!”, tha Berisha.

sili berisha

Lini një Përgjigje