
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur rreth pjesëmarrjes së tij në një aktivitet në Ambasadën Holandeze, ku i pranishëm ishte dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.
Kjo situatë ka ndodhur pikërisht pak ditë pas sulmeve të përsëritura nga Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.
Lidhur me këtë pyetje Ilir Meta tha se nuk e ka parë se kush ishte i ftuar, por theksoi se nuk ka frikë nga asnjë përballje, madje bëri thirrje t’i sjellin Ramën ose këdo tjetër.
“Isha i ftuar nga Ambasada Holandeze, isha i shoqëruar nga Bruna Paskali dhe Erisa Xhixho. Më habit fakti që unë isha në ambasadën holandeze dhe të përballem me dikë. Nëse ju doni të më përballni me dikë më sillni Ramën dhe kë të doni tjetër”, u shpreh Meta për emisionin Quo Vadis në Vizion Plus.
Moderatorja e emisionit gjithashtu pyeti Metës se si është ndjerë pas gjithë akuzave që ka bërë ndaj Dumanit, ndërsa Meta nga ana tjetër ka bërë si i paditur. Meta gjithashtu nuk ka kursyer as akuzat ndaj kryeministrit Rama, ndërsa ka bërë thirrje për emisionin e Rai3.
“As se kam parë fare. Pas kujt akuzave? S’ka asnjë akuzë, janë të gjitha të vërteta, shihni emisionin e Rai 3”, u shpreh Meta.
Lini një Përgjigje