TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2024, 22:11

“Dosja e lobimit drejt mbylljes”, Halit Valteri: Shumë shpejt SPAK do të ngrejë akuzë zyrtare ndaj Metës dhe Kryemadhit!

Shkruar nga Pamfleti

“Dosja e lobimit drejt mbylljes”, Halit Valteri: Shumë shpejt

Në pjesën e tretë të podcastit të sotëm “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfletit”, ish-deputeti, Halit Valteri dha detaje të reja lidhur me çështjen e lobimit të ish-LSI-së në të cilën janë të përfshirë Meta-Kryemadhi.

Valteri deklaroi se kjo dosje është drejt mbylljes dhe së në ditët në vijim, SPAK-u do të dalë me një akuzë zyrtare për Metën dhe të gjithë të përfshirët në këtë aferë.

Pjesë nga intervista:

Një nga lajmet kryesore këto javë ka qenë sjellja e ish-presidentit, Ilir Meta. Një sjellje që ka bërë çudi, tek i madhe i vogël në vendin tonë dhe ndoshta edhe përtej kufijve që interesohen për politikën tonë. Pyetja ime e parë është si e diagnostikoni ju, nga opinioni juaj personal qasjen ndryshe të furtunshme, thënë popullorshe, të dalë nga binarët të zotit Meta?

Halit Valetri: Unë po perifrazoj me një shprehje popullore që e dëgjojmë përditë në Tiranë, ‘i ka lëshuar pëllumbat’!

Por pse?

Valteri: Meta është në halë të madh, është një personi i cili është në fund të vdekjes së tij politike. Është në grahinën e fundit dhe po rënkon për të gjetur shpëtim tek ato pak njerëz që besojnë te kulisa e tij PL-ja.

Pse gjen shpëtim në këtë formë?

Valteri: Ngushëllon veten, sepse shpëtim nuk ka. Ai e di shumë mirë që s’ka shpëtim. Do të japë llogari për çdo gjë që ka dhënë. Për gjithçka që i ka dhënë ky vend dhe ai e ka shpërdoruar, duke u pasuruar në mënyrë të frikshme dhe duke na treguar në çdo lëvizje që bën luksin e shfrenuar dhe arrogancën e pushtetit.

Jo pa qëllim jeni i ftuari im sonte, sepse keni qenë një nga denoncuesit e çiftit Meta-Kryemadhi, mbi aferat që rëndojnë mbi ta, pasi nuk kemi ende akuzë dhe të pandehur. Besoj nga SPAK-u jeni informuar mjaftueshëm se në ç pjesë ndodhet dosja e hetimit, ose dosjet dhe do donim ti ndanit me ne. Keni informacion në ç’fazë janë hetimet?

Valteri: SPAK-u heton kryesisht. Meta ka kuptuar se të gjitha informacionet e kërkuara nga SPAK me letër porosi drejtuar SHBA-ve për të 5 kontrata e lobimit që janë kallëzuar në SPAK, në vlerën totale të 1,2 milionë dollarëve, kanë ardhur këtu. Dhe dosja për lobimin është drejtë mbylljes. Dhe pritet që ditët në vijim të e ketë akuzë zyrtare ndaj Metës.

valteri

Lini një Përgjigje