TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2024, 22:50

Bardhi kërkon mbledhjen urgjente të Komisionit të Medias: Gjuha e Ramës ndaj RAI3, e papranueshme!

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi kërkon mbledhjen urgjente të Komisionit të Medias: Gjuha e

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar mbledhjen urgjente të Komisionit të Medias për të dënuar sjelljet e kryeministrit Edi Rama ndaj medias dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore në mbrojtje të lirisë së shtypit.

Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Bardhi shprehet se reagimi i sotëm i komisionit përgjegjës në Senatin Italian, që e quan telefonatën ndaj Rai 3 si ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias, nxjerr në pah heshtjen skandaloze të Komisionit tonë të Medias.

Ai shtoi se gjuha e kreut të qeverisë ndaj mediave që transmetuan investigimin është e papranueshme dhe duhet dënuar.

Postimi i Bardhit:

Edi Rama nuk ka bërë asgjë më shumë sesa bën me median në Shqipëri. Ditën kur u denoncua me dokumente dyshimi për përfshirjen e Olsi Ramës në Laboratorin e Xibrakës, gazetarët profesionistë raportuan për ndërhyrje të drejtëpërdrejta të Edi Ramës ndaj drejtuesve të medias për të fshirë lajmin.

Reagimi i sotëm i komisionit përgjegjës në Senatin Italian, që e quan telefonatën ndaj Rai 3 si ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias, nxjerr në pah heshtjen skandaloze të Komisionit tonë të Medias, që po ligjëron si normale ndërhyrjet alla–Putin të Edi Ramës ndaj medias.

Heshtja është neglizhencë e pafalshme që turpëron Kuvendin e Shqipërisë. Edhe gjuha e Edi Ramës ndaj medias në Shqipëri që transmetuan me korrektësi investigimin e Rai 3 është e papranueshme dhe skandaloze, siç evidenton edhe Safe Journalists.

Komisioni i Medias duhet të mblidhet me urgjencë, për të dënuar sjelljen e papranueshme të Edi Ramës ndaj medias, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore në mbrojtje të lirisë së medias.

bardhi komisioni medias

Lini një Përgjigje