
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se marrëveshja e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë, nuk ka fare lidhje me të shkuarën dhe studion ligjore të Agaçit. Ai tha gjithashtu se Artur Shehu, një emër i përmendur nga Rai 3 për lidhje me Agaçin, rezulton biznesmen i rregullt në SHBA, për të cilin nuk ka kërkesë ekstradimi.
Mirëpo juristi tha se Artur Shehu është i hetuar në Itali për lidhje me një grup kriminal dhe sipas tij.
Ai tha gjithashtu se Shqipëria nuk ka standarte dhe këtu sipas tij, çdo gjë funksionon me ligjin e xhunglës.
Spahiu: Çdo i burgosur që është ekstraduar nga Kanadaja, Amerika, Belgjika, Franca apo Gjermania, të mbrojtur nga Agaçi, Çaçi apo Janaqi, kanë përfituar ulje dënimi nga gjykatat shqiptare. Kështu ndodh. Marrëveshja e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë, nuk ka fare lidhje me të shkuarën dhe studion ligjore të Agaçit, edhe sikur ai të ketë mbrojtur gjithë mafien e Ndraghetas në Shqipëri. Artur Shehu është biznesmen në SHBA që paguan taksa. Nuk ka kërkesë për ta ekstraduar atë.
Koka: Shehu në Itali është 2 herë i hetuar. Tani Kreshniku ngre pyetjen se ç’lidhje ka për emisionin italian marrëveshja Rama-Meloni me Agaçin.
Spahiu: Me ç’të drejtë këta pretendojnë se Artur Shehu është kriminel.
Koka: Në 97 është një gjë, kurse në Itali ai është hetuar për lidhje me grupet e Sacra Corona Unita mesa di unë. Ata nuk e shtrojnë çështjen se si është çështja penale e Shehut në Shqipëri, por ata marrin ish-shefin e Interpolit dhe i thonë si ka mundësi që ti zotëri futesh në negociata me një person që në Itali akuzohet për lidhje me Sacra Corona Unitan. Bota perëndimore ka të tjera principe. Nuk mund t’i thuash të tjerëve që pse ju keni standarte, sepse ne i kemi shkelur me këmbë. Nuk mund ti themi që pse ju keni standarte sepse ne kemi standart që peshku i madh e ha të voglin dhe pikë. Ne veprojmë me ligjin e xhunglës dhe kjo është Reforma në Drejtësi.
Lini një Përgjigje