TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2024, 08:15

Mblidhet Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, çfarë pritet të ndodhë sot

Shkruar nga Pamfleti

Mblidhet Komisioni Hetimor për Shëndetësinë,

Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi do të mblidhet sërish sot në 11:00.

Mbledhjen e kaluar palët nuk arritën dakordësinë për të miratuar planin e hetimit dhe kjo pikë do të diskutohet sërish sot.

Pritet që plani i hetimit të integrojë të dy draftet e palëve, ndërsa në rend dite është futur edhe miratimi i kërkesave për informacion.

Plani hetimor i opozitës parashikon që në listën e dëshmitarëve të thirret kryeministri Edi Rama, ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Koçiu etj. Ndërsa nga mazhoranca kërkohet shtrirja e listës së dëshmitarëve me të gjithë ish ministrat e shëndetësisë që nga viti 2006, pra duke përfshirë ministrat e qeverisë Berisha 1 dhe koalicionit të mëvonshëm të tij me Metën, si dhe zyrtarë e auditues të KLSH.

PS ka propozuar që hetimet të shtrihen që nga 2009. Sipas PS-së duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

Ky komision po heton koncesionet e check-up dhe sterilizimit ndërsa është tërhequr nga hetimi i hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.

Mblidhet Komisioni Hetimor për Shëndetësinë,

komisioni hetimor per shendetesine mbledhje

Lini një Përgjigje