
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbi emisionin e realizuar nga RAI3. Ai tha se ajo është një media e një shteti nga më demkratikët dhe me influencë në rajon.
Kulluri shton se RAI-t nuk mund t’i bëjë presion kjo qeveri duke i dërguar fadroma dhe Tatime në tentativë për t’i mbyllur gojën.
“Problemi nuk është vetëm reportazhi në vetvete por sidomos konteksti në të cilin është publikuar. Dhe ajo që “i dhemb” më shumë Ramës, është goditja që i vjen në pikën e tij më të fortë. Marrëdhëniet që ka ngritur në arenën ndërkombëtare me opozitën e dobët në sfond. Por me sa duket përplasjet e brendshme në PS mes klaneve, puna e SPAK dhe goditjet nga jashtë, kanë filluar ta lodhjin dukshëm kryeministrin! E vetmja shpresë e tij ka mbetur e shkuara e opozitës që shitet si alternativë e skaduar, pra Rithemelimi dhe PL”, ka shkruar Kulluri.
Lini një Përgjigje