TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2024, 08:24

“Basha të bashkohet me shumicën”, Alizoti: Kush kundërshton protestat, favorizon Ramën

Shkruar nga Pamfleti

“Basha të bashkohet me shumicën”, Alizoti: Kush

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, thotë se mos prezenca e Lulzim Bashës në protestën opozitare para bashkisë, nuk përbën problem. Sipas tij, argumenti se Basha nuk shkon në protestë për shkak të pranisë së Ilir Metës, është një argument absurd, i cili nuk bën gjë tjetër veçse favorizon në mënyrë indirekte Edi Ramën.

“Nuk kam çfarë shpjegimi të jap, Ilir Meta e bëri kryetar Bashkie Lulzim Bashën, këto janë aktor politik në Shqipëri, nëse neutralizon këtë formë opozitën, e ke shkatërruar këtë opozitë në një vend anormal, kush e kundërshton i shërben Ramës indirekt”, tha ai.

Alizoti u shpreh se Basha nuk ka asnjë peshë të madhe politike, prandaj mosafrimi i tij në këtë aksion opozitar është i papërfillshëm. Madje, pati edhe një mesazh drejtuar ndaj kryedemokratit.

“Si kontribuon, si nuk kontribuon, mbetet vetëm Basha. Duhet të lërë logon të shkojë te shumica dhe të ripastrojë veten”, tha Alizoti për A2CNN.

tomorr alizoti lulzim basha

Lini një Përgjigje