TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 16:08

Mediat greke nxisin trazira pas arrestimit të Fredi Belerit: Do ketë tensione dhe protesta në Himarë

Shkruar nga Pamfleti

Mediat greke nxisin trazira pas arrestimit të Fredi Belerit: Do ketë

Arrestimi i Fredi Belerit për blerje votash ka tërbuar maksimalisht grekët. Duke e bërë të rrugës ndërhyrjen në punët tona të brendshme edhe këtë herë Athina ka nisur presionet ndaj qeverisë dhe drejtësisë shqiptare.

Por skandali është se mediat greke kanë nisur të trumbetojnë trazira. “Etnos” shkruan se qytetarët e Himarës do të ngrihen në protestë për të kërkuar lirimin e Belerit. Madje sipas portalit, arsyeja që ai po mbahet në policinë e Vlorës është për shkak të frikës së trazirave.

Derisa të zhvillohet gjyqi, sipas të gjitha gjasave Dionisis Fredi Beleris do të qëndrojë i burgosur dhe për këtë arsye ka shumë gjasa që kandidati për kryetar bashkie të jetë në paraburgim ditën e zgjedhjeve. Edhe pse kandidimi i tij mbetet në fuqi, pasi të paktën për momentin nuk është ngritur asnjë çështje penale, Beleri nuk do të mund të mbajë fjalimin përmbyllës të fushatës.

Në fakt, nëse kjo ndodh, nuk përjashtohet që të ketë tension mes minoriteteve, të cilët do të protestojnë për arrestimin e papritur të kandidatit për kryetar bashkie. Madje, për të shmangur tensionet, policia shqiptare nuk e mbajti atë në Komisariatin e Himarës, por e transferoi në Vlorë”, shkruan “Etnos”.

Portali e cilëson si “thriller” arrestimin e Belerit, teksa kanë pasur dhe një bisede telefonike me Vangjel Dulen, i cili ka marrë në mbrojtje kandidatin e tij. /Pamfleti

 

beleri

Lini një Përgjigje