TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 15:07

Vangjel Dule reagon në mediat greke: Arrestimi i Belerit i paligjshëm, kam informuar Athinën dhe BE

Shkruar nga Pamfleti

Vangjel Dule reagon në mediat greke: Arrestimi i Belerit i paligjshëm,

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule është pikëlluar jashtë mase për arrestimin e Fredi Belerit. Ndonëse kur arrestohen qytetarë të tjerë për blerje votash prokuroria përshëndetet, këtë herë grekët dhe dyshja Meta-Berisha janë pikëlluar.

Dule ka reaguar dhe në mediat greke, duke kundërshtuar ndalimin e Dules.

Ky është një ndalim absolutisht i paligjshëm, pasi nuk është bërë asnjë padi. Gjithashtu, nuk ka pasur asnjë thirrje ndaj tyre nga policia, të cilës ata nuk i janë përgjigjur. Ata u dërguan në paraburgim pas një bastisjeje të policisë shqiptare, në orën 00:15 me orën shqiptare, jashtë restorantit të zotit Beleri, në plazhin e Himarës. Ne informuam autoritetet diplomatike greke, Organizatën Evropiane të Sigurisë dhe mediat, të cilat në Shqipëri kanë si çështje të parë arrestimet në fjalë”, theksoi Dule për “Ethnos.gr”.

dule beleri mediat greke

Lini një Përgjigje