TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 13:19

Prangosja e Belerit për blerjen e votave, Meta takim me Berishën

Shkruar nga Pamfleti
Prangosja e Belerit për blerjen e votave, Meta takim me Berishën

Pas arrestimit të Fredi Belerit për blerje votash në Bashkinë Himarë, Sali Berisha dhe Ilir Meta po zhvillojnë një takim në selinë e PD-së. Kjo ngjarje ka nxitur mjaft reagime. Ashtu siç pritej, çifti Berisha-Meta e kanë cilësuar si arrestim politik. Ata janë shprehur se çdo gjë ka qenë me urdhër të kryeministrit Rama.

Ilir Meta fajëson Ramën duke thënë se pas sulmeve të tij, u krye arrestimi i Fredi Belerit në mënyrë mafioze pas mesnate.

Sali Berisha është shprehur konkretisht se arrestimi i kandidatit të tyre në Himarë, Fredi Beleri është një hakmarrje e verbër politike e Ramës.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se janë qëllimet mafioze të Ramës, ndaj trojeve të Himarë dhe bregdetit, shtytësi i vërtetë i këtyre akteve.

Është një veprim i verbër. Hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës. Me manipulim, me angazhim të një manipulatori dhe të një ish bashkëpunëtori të bandave që drejton sot Vlorën. Kreu i policisë së Vlorës ka qenë një bashkëpunëtor me bandën e Shullazit dhe të tjerat dhe unë dënoj aktin, dhunën ndaj përfaqësuesit të opozitës. Sikundër dënoj shitblerjen e votës kudo që kjo të ketë ndodhur, Duhet të informoj qytetarët shqiptarë, se janë pasionet mafioze, qëllimet mafioze të Ramës ndaj tokave dhe trojeve të Ramës i këtyre akteve që ndodhin në Himarë. Përdorimi i dhunës është një akt in ekstremis për të trembur zgjedhësit. Unë kam qenë në Dropull ku gjeta krim terrori si bashkiake ku qeveritarët u bënin presion që të mos votonin Thanas Manekën por kandidatin e tyre. Këto nuk do pengojnë fitoren e shkëlqyer të opozitës më 14 maj."-tha Berisha. 

Takimi në fjalë përkon me ditën e fundit të fushatë zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. 

prangosja e belerit meta berisha

Lini një Përgjigje