TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 12:57

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon ministri grek Dendias: Skandal nëse nuk ka prova të forta

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Fredi Belerit, reagon ministri grek Dendias: Skandal nëse nuk

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka reaguar për arrestimin e Fredi Belerit në Himarë.

Ai e konsideron çështjen “jashtëzakonisht serioze” dhe thotë se nëse nuk ka prova të forta për implikimin e tij, do të ishte skandal 2 ditë para zgjedhjeve.

“Do të doja të mbaja një qëndrim për një çështje jashtëzakonisht serioze. Arrestimi i anëtarit të minoritetit grek Fred Beleri, kandidat për kryetar të Bashkisë së Himarës në Shqipëri, dua të them që nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie 2 ditë para zgjedhjeve është një skandal.

Për këtë gjë kam njoftuar përfaqësuesin e lartë të BE, Borrell, dhe Ministrinë e Jashtme të Suedisë që ka Presidencën e BE. Qeveria Greke do ta ndjekë nga afër rastin.

E përsëris, arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie 2 ditë para zgjedjheve përbën skandal nëse nuk ka prova të forta.”, thuhet në reagimin e ministrit grek Dendias.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua pak minuta pas mesnate, me akuzën e shit blerjes së votave në restorantin e tij në Himarë dhe është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë rreth orës 00:15.

Në fletën e arrestit  thuhet se ndalimi i Belerit është bërë në mënyrë flagrante, pasi ai në bashkëpunim me persona të tjerë ka premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.

Avokati i Belerit dha dorëheqjen nga çështja në mënyrë që të dalë dëshmitar në çështje.

 

nikos dendias arrestimi i fredi belerit

Lini një Përgjigje