Himara është përpara një situate shumë delikate… Ka shumë gjasa që kjo çështje krejt periferike të kthehet në një problem me Greqinë.
Kandidati i “Bashkimit për Fitore” Fredi Beleri është shoqëruar nga policia në mes të natës, pas një sërë sulmesh direkte nga kryeministri Edi Rama.
Deri tani kemi shumë pak të dhëna në lidhje me procedimin ndaj tij, për të cilin policia thotë se është bërë me urdhër të Prokurorisë së Vlorës. Duke përgenjështruar deri tani zërat se këtu ka ndërhyrë SPAK.
Sipas urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm, çështjet e shitblerjes së votës janë në kompetencë të Prokurorisë Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Nëse hetimi, që ka nisur ndaj Fredi Belerit vijon, atëherë, do të duhet që SPAK të marë në dorë çështjen. Por që të ndodhë kjo, duhet që të arrestohet apo procedohet zyrtarisht Fredi Beleri, i cili deri tani ndodhet në statusin e të “shoqëruarit”.
Por edhe pas firmosjes së urdhërarrestit, gjërat janë ende pezull. Në Himarë është planifikuar të mbahet sot mitingu i përmbylljes së fushatës. Nëse koalicioni BF siç duket do të vijojë fushatën edhe me kandidatin për kryetar bashkie në burg, atëherë jemi para një situate delikate e të rrezikshme. Sepse nëse fiton nga burgu Fredi Beleri bëhet hero, dhe ka
A nëse ka prova të qarta për akuzën, Prokuroria nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të sqarojë me detaje situatën.
Siç mësohet ministri i Jashtëm grek Kostas Dendias ka telefonuar Edi Ramën, i cili nga ana tjetër ka thënë se gjithçka ka ndodhur pa dijeninë e tij. Madje ka lejuar që të autorizojë një grup avokatësh dhe juristësh grekë që menjëherë të shkojnë në komisariatin e Vlorës për të takuar Belerin.
Një zyrë e posaçme avokatore nga Korfuzi është autorizuar nga Dendias, i cili është prej andej, që të mbërrijë menjëherë në Vlorë, pasi kanë shkuar në mëngjes në Sarandë me një motoskaf zyrtar grek.
Avokati i Belerit nuk ka folur për t’i lënë hapësirë juristëve grekë, të cilët do ta organizojnë çështjen nga pikëpamja proceduriale.
Ndërkaq, nëse opozita tërhiqet edhe juridikisht nga zgjedhjet e Himarës, ka gjasa që ato të anulohen nga KQZ vetëm për këtë bashki dhe të shtyhen për një kohë tjetër, dekretimin e të cilave sipas Kushtetutës e vendos Presidenti i Republikës./ Pamfleti
Lini një Përgjigje