TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 10:48

Arrestimi i Belerit "tërbon" grekët, Dendias telefonon Ramën; ambasadorja takim në Ministrinë e Jashtme

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Belerit "tërbon" grekët, Dendias telefonon
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dhe Edi Rama

Arrestimi i kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Belerit ka shqetësuar Athinën zyrtare. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka telefonuar kryeministrin Edi Rama për t'i shprehur shqetësimin për këtë ngjarje, raporton "Protothema".

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasi më herët ka informuar për këtë çështje kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Organizatat e minoritetit, OMONIA dhe KEAD kanë reaguar ashpër ndaj sulmit të paprecedentë, siç e cilësojnë ata, kundër helenizmit të Shqipërisë, ndërsa ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos  Dendias shkoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë”, thuhet në artikullin e “Protothema”.

Sipas medias greke më herët Dendias kishte njoftuar për këtë çështje kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Bëhet me dije se po ashtu edhe ministri i Brendshëm i Greqisë ka folur në telefon me homologun e tij shqiptar, Bledi Çuçi.

Paraditen e sotme ambasadroja greke Kamitsi ka shkuar në Ministrinë e Jashtme shqiptare. Diplomatja Kamitsi kishte kërkuar takim me ministren Olta Xhaçka, por është pritur nga një prej drejtorëve në këtë institucion.

Ajo ka qëndruar për disa minuta në Ministri dhe ka shprehur shqetësimin e palës greke në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.

Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale u shpreh se beteja e PS me kandidatin nuk ka lidhje me hetimet. Për këtë arsye, sipas tij nuk duhet të dilet me konkluzione politike pa dhënë fjalën e fundit drejtësia.

Fredi Beleri prej disa ditësh ka qenë nën hetim për blerje votash. Të shoqëruar në komisariatin e Vlorës së bashku me Fredi Belerin kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, avokati i tij, një anëtar i Shtabit elektoral dhe një tjetër. Shoqëruesi i Belerit, Pano Kokoveshi është vënë në pranga për korrupsion në zgjedhje në bashkëpunim. Ndërkohë, janë thirrur për t’u marrë në pyetje disa banorë të Himarës.

Ndalimi është bërë pak pas mesnate, rreth orës 00:15 nga policia teksa ishte në restorantin e tij. Beleri dhe 3 të tjerët është dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës. Ai është marrë në pyetje në Komisariatin e Vlorës. 

arrestimi i belerit dendias

Lini një Përgjigje