TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 10:10

14 Maji/ Luciano Boçi: Nuk qeveriset Elbasani me tallava, votoni ndryshimin

Shkruar nga Pamfleti
14 Maji/ Luciano Boçi: Nuk qeveriset Elbasani me tallava, votoni
Luçiano Boçi

Në prag të zgjedhjeve vendore, kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi thotë se është i bindur se Elbasani do të votojë masivisht në zgjedhjet e 14 majit dhe do t’i besojë atij drejtimin e bashkisë.

Në deklaratën e tij ai është shprehur se ajo që i ka dalluar brezat përpara nesh dhe që i ka bërë njëkohësisht më të admirueshëm, është serioziteti.

Sipas tij është e paimagjinueshme që dikush t’i qeveriste brezat e mëparshëm me tallava, duke ironizuar kështu kryeministrin dhe këngën e fushatës së Partisë Socialiste.

Më tutje ai ka shkruar se beson se guximi i dikujt për t’i trajtuar njerëzit si kafshë të zbutura në cirkun e politikës tallava  meriton vetëm një përgjigje: të votohet masivisht.

“Guximi i dikujt për të na trajtuar si mbeturina njerëzore, si krijesa të dehura, si qenie me identitet endacak meriton vetëm një përgjigje: Votën masive. Le t’i tregojmë atij që guxon - se ne jemi bijtë e atyre etërve seriozë, atyre burrave e grave të rralla që ishin e janë hijerëndë në fjalë e të drejtë në gjykim, të butë në shpirt, por të pathyeshëm në virtyt. Le t’u tregojmë atyre që nuk na njohin se ne vlejmë shumë më tepër sesa vota sot apo politika e ditës! Elbasani është i përjetshëm.”, u shpreh Boçi.

luçiano boçi elbasan

Lini një Përgjigje