TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 10:00

Arrestimi i Fredi Belerit, ambasadorja greke takim në Ministrinë e Jashtme

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Fredi Belerit, ambasadorja greke takim në Ministrinë e
Kostandina Kamici

Ambasadorja greke në Tiranë, Kostandina Kamici ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Ministrinë e Jashtme, ku ka shprehur shqetësimin në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Mësohet se ambasadorja Kamici ka qëndruar vetëm pak minuta dhe është takuar me një nga drejtorët e ministrisë që mbulon çështjet me Greqinë dhe jo me Ministren e Jashtme.

Nuk ka patur ndonjë shkresë të dorëzuar nga ambasadorja, por diplomatja ka ngritur shqetësimin e arrestimit të Fredi Belerit.

Pra, shqetesimin e saj ambasadorja greke ia ka përcjellë gojarisht drejtorit përkatës që ka zhvilluar takimin.

Nuk ka ende asnjë komunikatë zyrtare.

arrestimi i fredi belerit ambasadorja greke në tiranë kostandina kamici

Lini një Përgjigje