Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar pas ngjarjeve në Himarë, ku u arrestua kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, gjë që solli më pas një reagim nga Athina zyrtare.
Idrizi pyet nëse po kandidon shteti grek në Himarë apo Fredi Bejleri? Ai deklaron se ministrja Olta Xhaçka, nuk duhet të takojë ambasadoren greke, por t’i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme greke për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.
“Vazhdojmë të pranojmë të papranueshmen. Çfarë lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me një kanditat për Bashkinë e Himarës që është shtetas Shqiptar me kombësi greke ?
Po kandidon shteti grek në Himarë apo Fredi Bejleri? Ministria znj Olta Xhaçka, nuk duhet të takojë ambasadoren greke, por t'i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme greke për ndërhyrje në punët e brendeshme të Shqiperisë. Veç një Atdhe”, shkroi Idrizi.
Lini një Përgjigje